Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Intervista e Remzie Osmanit në vitin 1991

Posted on November 19, 2020 by admin

Këngëtarja Remzie Osmani, ka një karrierë që numëron disa dekada në skenë dhe në fillimet e saj në këtë rrugëtim, ajo kishte dhënë një intervistë për “Zërin e Rinisë”.

Remzie Osmani në këtë intervistë të vitit 1991, kishte folur për karrierën e saj dhe synimet që kishte për të ardhmen, por edhe aktualitetin e atëhershëm në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Ajo në këtë intervistë tregon se zhanri i saj i preferuar është muzika folklorike të cilës i qëndron besnike edhe sot pas tri dekadave.

“Mua më së shumti më fle në shpirt këngët folklorike, ngaqë këto këngë i kam kënduar qysh kur isha fëmijë. Këngët e mia më së shumti i përshkon motivi patriotik” thoshte Osmani.

Image
Ajo është pyetur edhe për nivelin e këngëve të asaj kohe për të cilat ka thënë se këngëtaret po hasin në vështirësi të cilat kohët e fundit kanë filluar të lehtësohen

“Niveli i këngëve tona është më i lartë sesa para disa vjetësh ku lindnin disa vështirësi rreth përpilimit, hartimit të tekstit dhe reproduktimit të këngëve. Mirëpo në këtë vit këto vështirësi deri në një shkallë janë zbutur gradualisht…”, ishte përgjigja e këngëtares, transmeton Zeri.info.

Në vitet e 90’ta vajzat nuk ishin të përfshira në jetën kulturore aq sa duhet dhe ky ishte një shqetësim për këngëtaren Osmani e cila kërkonte përfshirje më të madhe të vajzave.Image

“Vajza kosovare sot nuk është e përfshirë sa duhet në amatorizmin tonë kulturor për arsye se një numër të madh të vajzave , talente të reja nuk u është dhënë mundësia për shkak të kushteve dhe rrethanave të vështira si dhe të mentalitetit ekzistues”, thotë ajo.

Këngëtarja e muzikës popullore tregon se muzika për të ishte një ëndërr që nga fëmijëria, ndërsa tregonte se këngëtari i preferuar i saj ishte Gëzim Nika.

“Këndimi për mua ishte një ëndërr e kamotshme, andaj edhe jam kultivuar me sukses, por kënga për mua ma imponuan edhe rrethi. Kemi edhe tradita familjare të këngës.

Unë si krijuese dhe interpretuese e këngëve të reja, ashtu si çdo atdhetar, e ndiej veten të brengosur për të gjitha ati që po ndodhin me popullin tim. Këngët folklorike më të tepërmi i kushtohen popullit, andaj çdo dhimbje të popullit e kam interpretuar në këngë”.

Në fund të kësaj interviste të para 30 viteve, Remzie Osmani tregon edhe për planet që kishte, e që një ndër to ishte edhe përfundimi i studimeve.

“Planet e mia janë që t’i përfundoi studimet me efikasitet dhe sukses të plotë dhe kur të krijohen kushtet e përshtatshme të incizoj një kasetë të re të melosit tonë folklorik”, ka thënë Osmani në fund të intervistës për “Zërin e Rinisë”./Zëri

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Fitoi 312 milionë shikime, Don Xhoni ka një kërkesë për TikTok
  • Fifi flet rreth raporteve me Kidën
  • Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës
  • Vjosa Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE
  • Analist Pallaska: E pabesueshme sjellja e Lajçak ndaj Kosovës dhe heshtja e Qeverisë Kurti II
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.