Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kurrë nuk ka pasur akses në qoftë një faqe të hetimeve të bëra ndaj UÇK-së.
I ftuar në emisionin Opinion, Basha shtoi se edhe sikur ai të donte t’i aksesonte dosjet e hetimeve, nuk do të mundte pasi ishte shqiptar dhe jo një hetues. E teksa Basha po arsyetonte mospërfshirjen e tij, Baton Haxhiu e ka ndërprerë disa herë, ndërsa kryedemokrati e ka akuzuar për ‘zhurmues’.
Basha: Kurrë nuk kam pasur akses në një faqe apo dosje të hetimeve kundër UÇK-së.
Në tribunalin e aHagës dhe në departamentin e drejtësisë, shqiptarit kurrë nuk i besohej një çështje ligjore kundër UCK-së. As kroatëve. Legal oficer në çështje kundër shqiptarëve, nuk kishte kurrë oficer shqiptar. Është e qartë, që Lulzim Basha edhe po të dëshironte s’mund të kishte akses në një faqe të vetme në hetimin ndaj shqiptarëve.
T’i japim fund kësaj shpifje, se është e pastër.
Nëse unë merrem ditë për ditë me akuzat, unë s’kam kohë të merrem me detyrat e mia
-nderhyn Baton Haxhiu
Basha: A ka mundësi ta mbaroj unë… ore ky është zhurmues
Kjo është një strategji e qartë, që unë të lidem me shpifjet e këtyre dhe të mos merrem me pandeminë, me programin e PD-së, me opozitën. Unë jam pretendenti për kryeministër dhe ju ftoj të bëjmë një analizë të ftohtë… kujt i intereson kjo çështje që është ngritur? Se mua nuk më dëmton.