U.d e presidentit, Vjosa Osmani është përfshirë në debatin e fundit për të pagjeturit, duke thënë se është obligim i secilit që të ngrisim zërin për viktimat dhe familjet e tyre. Osmani i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj dhe deklaratës së tij për këtë temë, duke thënë se Kosoav është lodhur nga politikanët e papërgjegjshëm.
Mbi 13 mijë njerëz sot nuk janë, në mënyrë që ne të kemi më shumë zë, në mënyrë që lirshëm të mund ta ngrisim atë zë. Përtej detyrimit politik, si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve është mbi të gjitha obligim njerëzor e human që këtë zë ta ngrisim për viktimat dhe familjet e tyre. Çdo ditë, në çdo vend e para cilësdo palë. Sepse e vërteta e Kosovës, është e vërtetë e dhimbjes, sakrificës, humbjes së më të dashurve, e vërtetë e nënave që humbën fëmijët, e vërtetë e fëmijëve që mbetën pa prindër, e vërtetë e familjarëve që panë tmerrin me sy, e shpëtuan pikërisht për të treguar këtë tmerr, siç thoshte edhe At Zef Pllumi: “Rrno për me tregue””, ka thënë ajo.
Ndaj kwsaj deklarate, ka reaguar zyrtari i LDK-sw dhe shefi i Kabinetit tw ministrit Veliu, Bajram Gecaj, i cili shkruan:
“Edhe nga strofulli i COV ID-it nuk e lë “rehat” popullizmin!”