Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Cili ishte reagimi i Kryeministrit Hoti për deklaratat e Driton Selmanajt !?

Posted on November 22, 2020 by admini Strator

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për deklaratat e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj në lidhje me të pagjeturit.Që nga dita e djeshme po kërkohet shkarkimi i Selmanajt, madje për këtë çështje është nisur edhe një peticion në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.Ky peticion i cili ka nisur mbrëmë, deri sot në mëngjes është nënshkruar nga gati 2 mijë persona.

Qeveria ende nuk ka reaguar lidhur me këtë kërkesë, mirëpo deputetë të LDK-së gjatë ditës së djeshme i kanë dalë në mbrojtje Selmanajt duke thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar.

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj në lidhje me viktimat e luftës është nxjerrë nga konteksti.

“Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit, nuk e kam pa debatin, por me aq sa mujta me e lexu mu dok e nxorën prej kontekstit”, ka thënë ndër të tjera Gashi në Komisionin Parlamentar për të pagjeturit.

Vetë Selmanaj reagoi me një postim në Facebook, ku tha se deklarata e tij është manipuluar për qëllime politike.

Sipas tij, deklarata e tij ka qenë e fokusuar drejt atyre që po e përdorin temën e të pagjeturve për përfitime politike.

“Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj”, shkroi Selmanaj ndër të tjera.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Reperi shqiptar publikon foton e parë me djalin
  • Korab Jetishi shkruan këto fjalë për ditëlindjen e babait
  • Kurti tregon se a kanë diskutuar për hartën e Lajçakut, ku Kosova u pa si pjesë e Serbisë
  • Buta nuk e ndien krizën e pan.demisë, blen këtë veturë luksoze…
  • Festë në familjen e Adelina Ismailit
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.