Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

“Nga doli gjithë kjo bukuri”, A e keni ditur vajza e kujt është bukuroshja Diellza Kolgeci ?

Posted on November 24, 2020 by admini Strator

Ky është Remzi Kolgeci. Dikush e quajti tradhtar e dikush hero. Ai dikur ka qenë njeri me peshë shumë të madhe në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovën e Metohinë e atëhershme.

Fotografitë janë të siguruara nga burime të Theranda Post-it dhe janë duke u publikuar për herë të parë.

Në fotografi shihet duke mbajtur një manifestim në Carralevë, të quajtur “Në kujtim të Aradhës Partizane “Avdulla Shabani”, më 20 prill të çdo viti.

Me Remziun bashkë është edhe udhëheqësi komunist shqiptar, Fadil Hoxha. Kurse në disa fotografi tjera shihet teksa mban fjalim në qendër të Suharekës me rastin e festës së ditëlindjes së udhëheqësit Jugosllav, Josip Broz Tito, më 25 Maj. Atë shumë e njohin si babai i Diellza Kolgecit e cila është aktore, modele e dikur provoi edhe të këndonte.

Remzi Kolgeci lindi në fshatin malor, Vraniq më 3 maj 1947. Ai dallohej si nxënës i mirë dhe studimet i kreu në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Shkencave Politike – Drejtimi: Politika Sociale.

Ai shpejt ngjiti shkallët e hierarkisë në atë kohë. Gjatë viteve 1968 deri në vitin 1978 ai ishte kryetar i Kuvendit Komunal të Suharekës e gjithashtu sekretar i Lidhjes Komuniste në Komitetin Krahinor.

Nga viti 1978 e deri në vitin 1985 ishte sekretar i Sekretariatit Krahinor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një kohë udhëhoqi edhe industrinë e gomës “Ballkan”, prej viti 1985 e deri 1987.

Pas kësaj, Remzi Kolgeci u ngrit lartë në detyrë duke qenë për një vit, 1987-1988, anëtar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës e më pas nga viti 1988-1989 ishte kryetar i Kryesisë së Krahinës Sociale Autonome të Kosovës, post nga i cili dha dorëheqje në vitin 1990 kur pati mosmarrëveshje me direktivët e Beogradit.

Nga kjo kohë, Remzi Kolgeci u morr me biznese private dhe tek vonë në vitet 2007-2008 u angazhua si ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Ai vdiq më 9 Mars 2011 në moshën 64 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Ai u varros në Prishtinë. /therandapost.com/

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Adriana Matoshi: Më gëzon fakti që 1/3 e Kuvendit janë gra
  • Haxhiu tregon kur pritet të formohet qeveria, thotë se nuk i intereson më politika e Kosovës
  • “Në këtë situatë VV-së i bën punë vetëm PDK-ja, edhe për votat e presidentit” !!
  • Naser Rugova: Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh
  • Sabri Fejzullahu prezanton vilën e tij luksoze në Brezovicë (Pamje)
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.