Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Podujevës, mbi të gjitha po shihen edhe si një “luftë” e drejtpërdrejt mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruan Gazeta Blic.Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, në një bisedë për Gazeta Blic, thotë Lëvizja Vetëvendosje, ka gabuar që kandidat për kryetar të Podujevës, e kanë vendosur një person i cili për 18 vite me radhë ka qenë zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Por, sipas Salihut, Agim Veliu e ka një përparësi në këtë garë, karshi liderit të LVV-së, Albin Kurti.
Kjo pasi që, siç thotë Salihu, Veliu këtë “ndeshje të kthimit” e zhvillon në terrenin e tij, në bastionin e tij e të LDK-së dhe në komunën që ai personalisht e ka fituar pesë herë në zgjedhje lokale.
Ads2
“Pas një rivaliteti dhe polarizimi të thellë që ndodhi mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut në pranverë, nuk kemi se si të mos e interpretojmë fushatën e VV-së dhe LDK-së tani në Podujevë si një pasqyrim i vogël i atij inati të madh të pranverës. Agim Veliu është në përparësi sepse kjo “ndeshje e kthimit” zhvillohet në terrenin e tij, në bastionin e tij e të LDK-së dhe në komunën që ai personalisht e ka fituar pesë herë në zgjedhje lokale. Por, nuk përjashtohet as mundësia që kandidati i VV-së ose ai i PDK-së të arrijnë rezultate të favorshme”, ka thënë Salihu për Gazeta Blic.
“Por, mendoj që një gabim që e ka bërë VV-ja është që ka garuar në emër të ndryshimit me një kandidat i cili ka qenë për gati dy dekada pjesë e strukturave të degës së LDK-së në Podujevë. Ky gabim u shfaq edhe në debatin e mbrëmshëm të dy kandidatëve në televizionin T7 sepse e kaluara e Bulliqit i dha mundësi kandidatit të LDK-së që ta relativizonte debatin mbi keqpërdorimet”, ka përfunduar ai.Në zgjedhjet e së dielës, Lidhja Demokratike garon me kandidaturën e Nexhmi Rudarit, Lëvizja Vetëvendosje me atë të Shpejtim Bulliqit, ndërsa PDK me Naim Fetahun.