Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Hoti: Kemi mbështetur qytetarët dhe bizneset më shumë se të gjitha vendet e rajonit

Posted on December 10, 2020 by admin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vlerëson se nuk është vonuar miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, por është në kohën e duhur.

I pari i Qeverisë u shpreh se në krahasim me vendet e regjionit, Kosova ka avancuar shumë në aspektin e ndihmës që u ka dhënë qytetarëve dhe bizneseve.

“Unë mendoj që ne më së shumti kem avancuar në Pakon për mbështetje për qytetarët dhe bizneset në krahasim me shtetet e rajonit. Vendet në regjion nuk shkojnë më shumë se 2.3 apo 2.5 apo 3 për qind të vlerës së bruto produktit vendor, si ndihmë që i jepet ekonomisë. Ndërkohë që ne vetëm me fondin për rimëkëmbje që është pjesë e buxhetit për vitin 2020, 365 milionë euro, pjesa më e madhe tashmë është futur në ekonomi, pra nuk jemi vonë”, tha Hoti në një intervistë për Telegrafin.

Ai u shpreh se nëse ky ligj do të miratohej më herët, tash do t’i kishim parë efektet, por prapë sipas tij nuk është vonë.

“Të ishte miratuar më herët, tash do i kishim ndje efektet, por në kohën e duhur është realisht. Tash jemi në valën e dytë të pandemisë, me masat që u desht t’i imponojmë masat shtrënguese, ku e kemi kufizuar qarkullimin dhe këto masa besoj që janë në momentin e duhur. Sikur t’i kishim miratuar më herët, ndoshta tash do t’i kishim ndjerë efektet, por ne i kemi marrë të gjitha masat që këto të zbatohen menjëherë”, u shpreh Hoti.

Sipas kryeministrit, elementet e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike e kanë bërë Kosovën njërin ndër vende që u jep më së shumti mbështetje bizneseve gjatë pandemisë.

“Në Ligjin që e kemi pasur në fuqi kemi pasur 356 milionë euro që i kemi shpërndarë nëpër masa të ndryshme që i kemi bërë në Qeveri. Duke filluar nga ai 60 milionëshi që i kemi shpërndarë bizneseve, pastaj kemi bërë pikë të veçantë vetëm për gratë në biznes, vetëm për komunitetet jo-shumicë, për zhvillimin regjional, për dyfishim të subvencioneve në bujqësi, për rritje të mbështetjes në ndërmarrësi, për dyfishim të asistencës sociale të familjeve që janë me asistencë sociale”, shpjegoi Hoti gjatë intervistës.

Qeveria e Kosovës do ta përdorë të njëjtën qasje për ekonominë edhe në vitin 2021, ku planet, sipas Hotit janë që shuma prej 182 milionë euro të rritet deri në 200 apo 220 milionë euro.

“Të njëjtën qasje do ta përdorim edhe për vitin 2021, ku i kemi të planifikuara në ligjin që është tani në Kuvend 182 milionë euro, kjo shumë do të rritet për të shkuar deri në 200 deri në 220 milionë me një listë të masave të thjeshta, sa më objektive që të mos ketë procedura byrokratike që të aplikohen ato”, u shpreh kryeministri.

“Bizneseve do tu mbulohen deri në 80 për qind të kolateralit të kredive, që është lehtësim tepër i madh, do të zhvillohen instrumente të veçanta për bujqësi, apo bizneset e reja. Një tjetër element i ligjit është lirimi nga interesat dhe ndëshkimet që kanë vonesa për pagesat e tatimeve për shkak të pandemisë gjatë këtij viti. Këto e bëjnë Kosovën ndër vendet që jep mbështetjen më të madh që u japin bizneseve gjatë pandemisë”, shoi ai tutje.

Aktuale

3 thoughts on “Hoti: Kemi mbështetur qytetarët dhe bizneset më shumë se të gjitha vendet e rajonit”

  1. Pingback: anufakturaprotein
  2. Pingback: 레깅스룸
  3. Pingback: Luton escort girls

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Recent Posts

  • Kështu dukej Sabri Fejzullahu kur ishte dhe “Humorist” në vitet e 90-ta
  • Vjen dhe reagimi i parë nga Blero pas “Speku limëve” se është ndarë nga Afrona
  • Kur është me shoqe, kështu kënaqet Remzia
  • MrekuIIi ja sa është for cuar Kosova me udhëheqjen e “Diamantave” Kurtit dhe Vjoses, ATK tregon se sa fond ka mledh
  • Kurti po i “ikë” pyetjes se si i ka marrëdhëniet me administratën amerikane, ja si përgjigjet
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT