Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit në territorin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa Sindikata e Bashkuar Arsimit Shkencës dhe Kulturës, po paralajmëron grevë në këtë fillim të vitit, nëse nuk i realizohen kërkesat duke kërkuar kështu shtesa në paga.
Menaxheri Financiar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në Kanal 10 ka deklaruar se janë të zhgënjyer nga drejtorit komunale e të cilat sipas tij nuk po bëjnë aq sa duhet për të mbrojtur dhe përfaqësuar të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve të tyre.
Ai ka thënë se nuk duan të krahasohen me sektorët e tjerë siç janë policia dhe mjekët e që kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë tërë kohës së pandemisë, por se shtesa prej 100 eurove të cilët po e kërkojnë sipas tij është e arsyeshme.
“Nuk jemi krahasuar me ta, por kemi thënë se është një ndihëm shtesë simbolike, me të cilën institucionet kur kemi parasysh idenë në fillim të p and emisë, ju ka dhënë shtesa edhe punëtorëve të sektorit privat, e të cilat nuk janë barrë e shtetit i ka ndihmuar edhe nëse po them numri është i madh i arsimtarëve të inf ektuarve, dhe ai i cili është inf ekt uar me vir usin, nuk ka pasur shanse pa e kaluar sëmundjen me 500-600 euro, e është më e madhe se sa paga e një mësidhënësi. Ne nuk e kemi sigurimin shëndetësor, e i cili do të na lehtësonte punën në këtë drejtim”, tha Ymeri.
Ai ka treguar se aktualisht numri i të prekurve nga Cov id i- 19 në mesin e mësimdhënësve është i vogël ose nuk ekziston fare.