Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Geci tregon pse djali i tij iu bashkua VV-së

Posted on January 19, 2021 by admini Strator

Njëri nga shtatë vëllezërit Geci, Halili, në një postim në Facebook ka bërë një sqarim pse djali i tij, Fatosi, i është bashkuar Vetëvendosjes.

Geci duke e treguar ngjarjen se si Fatosi përfundoi në VV, thekson se ai ka nostalgji për LDK-në e Ibrahim Rugovës, për të cilën punoi mbi 30 vite.

Halil Geci thotë se djali i tij, Fatos Geci, nuk u përfill nga strukturat e LDK-së, ndonëse kishte shkollim të lartë.Ai thotë se djali i tij nuk u bë servil i disa personave brenda LDK-së dhe për këtë arsye ka zgjedhur VV-në, duke e parë si parti për të ecur e gjithë Kosova përpara.

Halil Geci thotë se është në LDK dhe do të qëndroj aty deri sa t’i largojë disa persona nga brenda.

Postimi i tij i plotë:

Dr.Fatos Geci ka bërë më të mirën që ka ditur, kur ka kaluar në VV ai e ka zgjedhur rrugën e popullit,liderin më besimtar që premton shumë Albin Kurtin natyrisht pa lejen time nuk e ka bërë.

S Q A R I M

Disa nga miqët e mi në faqen time ma dërgojnë faqen e Fatosit kinse djalin e ki në VV dhe ti po e shanë LDK-n !

Juve miqtë e mi po ua sqaroi historinë e kalimit të Fatosit në VV sa për tju njoftuar se si ka ndodhur kalimi i tij në VV jo që e kam obligim por nga modestia që kam për ju dhe nastologjia që kam për LDK-n e Ibrahimit për te cilen kam punuar mbi 30 vite.

Fatosi së pari është një djalë i urtë, i pa fjalë, besnik,dhe shumë i edukuar një djal që është në fundin e mbarimit të doktorratures ku semestrin e fundit do ta pedundoi në Franc , dhe së shpejti do ta perfundoi doktorraturen për banka dhe financa, Fatosi si fëmij është rritur me LDK-n dhe Ibrahim Rugovën është një djalë që ka punuar për këtë parti dhe njerëzit e saj pa kursyar asgjë, ka kontribuar në LDK duke ju ndihmuar agjallarve të tij dhe neve të gjithve që ishin gjithmonë pjesë e LDK-s .

I injoruar nga të gjithë, edhe pse me gjithë shpirt punonte për LDK-n duke ecur dhe siguruar votat pa komprimis u nënqmua nga te afërmit e tij dhe nga vetë partia.

Fatosi e ka mbajtur faqen e Rugoves me nga dyqind mijë ndjekës,ai u injorua nga të gjithë dhe veqmas nga krerët e LDK dhe ka kaluar në ekstrem, duke e parë se kreret e saj ishin të lidhur me krimin dhe me kri minelet duke mbledhur miliona nga hajnia se bashku me kri minelet e PDK-s dhe Fatosi filloi ti urrei.

Shumë shokë te ti iken nga ky vendë dhe gjetën strehim tek kishat e manastire të perendimit si rrogtar nën kulma të huaj,këtë Fotosi nuk e donte,por ja se ju ku imponuar edhe sa më dhimbset por e ka vendosur me ik edhe ky nga ky vendë,duke e parë se këtu nuk ka jetë.

Fatosi si student i mirë i universitetit publik të Prishtines e ka përfunduar fakultetin ekonomik, ka magjistrua dhe tani është para doktorratures dhe ka konkurruar disa herë për punë por as që ka ardhur në shprehje punsimi i tij.

Bosat e partive duke i marrur nëpër puna familjaret dhe k****t e tyre,as që vjihej në pytje punsimi i tij dhe i shumë tjerve si ky.

Fatosi ka kërkuar ndihmë nga unë për ti ndihmuar,duke me thënë “o bab per qfarë kemi punuae qe 30 vite,e si familje qe dy shekuj që kemi dhënë përmbi 100 meshkuj të vrarë me turk-serb e sot me Dr. Shkence nuk më lan as brenda as si praktikant!

Si mundet me ndodhë kështu bab?”

-Po ja ktheva Fatosit po te ishe ti servil,ose po ta kishe baban servil ose ganster që i perkulet spiunave të soit të Isa Mutafes ose komandatave të Bllaces e Rognerit, të soit të Azem Syles, Thaqit ,Ises e Hashimit ti moti do ishe në punë,pos kësaj biro me këtë shkollë që ke mbaruar nuk mundesh me u punsuar askundë në Kosovë.

A din pse Fatos seps për tu punsuar në Kosovë ti duhet ti plotsosh këto kushte:

1.Ta kesh klasen e 5-8 filloren.

2.Të jesh familjar i spiunave dhe grenellave të bllaces e Rognerit ose djalë a familjar i tyre.

3.Duhet që të jeshë bashkëpuntorë i kr iminelave dhe milonerave të tre perqindëshit me ju duartrokitë dhe komplimetu.

4.Me intervenua për punësim ne menyra te ndryshme.

Unë e qajta hallin me disa miqë te mi që ju besoja edhe ata kurdisen plane edhe me kan gënjyer sa të më largojn nga biseda me gjithë ata qe ju kam besuar,dhe ju kam thënë që se paku kur te konkuron mos i bëni hile,por nuk dilte ashtu,po kush te pyet në Kosovë nese din apo jo kur ata i shpallin konkurset veqse njeriu është duke punuar,

konkurset e tyre janë vetëm një farzo, sa për tu mbrojtur nga sulmet kinse të inspektorve ligjor.

Kur i pashë gënjeshtrat e tyre ju drejtova fëmijve:nga ky vend mos pritni te mira veten nese e përdorim kallashin në dorë.

Me njerin nga kryetaret kisha biseduar dhe ai me sygjeroi se pa konkurs nuk marr njeri,nese del ndonjë konkurs përkates për profesionin që ka do të ndihmoi,dhe prita 6 vite ,derisa doli konkursi u lajmrova për magjistrin tim,ata e kishin punsuar dikë tjeter pa master,dhe unë u hidherova në skajshmeri me një njeri qe e konsideroja si mikë por gënjeu plot 6 vite per ta punsuar me plotë të drejtë jo jashtë rregullave dhe ligjeve.

Ju them publikisht se rre ziku është premanent me mikun tim,ai kishte qenë me mua një genjeshtar i pa skurpullt,me të cilin po i iku takimit me të.

Pas këtij rasti u ktheva në shtepi dhe ju them femive që të mos presin nga ky vendë punësim dhe të mira,mos pritni nga unë që të ju ndihmoi, ngase qe te punsoheni ju duhet te ju perkulni Ises, Hashimit dhe lahperave tjerë.

Për të shpetuar nga kjo situat ju sugjeroi t’ia mbani nga te mundeni se një here në këtëvend nuk ka bukë,unë nuk ju gjunjëzohem askujt.

Për mua është Kosova mbi të gjitha,pa u bërë Kosova shtet nuk bëhet arsimi dhe nuk mbahet drejtësia.

E ju engjujt e mi mos i ndalni rrugetimet e juaja te dijes për doktor e profesionist të ndryshem,mua do me keni mbrapa me ju financuar derisa te jem gjallë, dhe faleminderit nga Zoti të gjithë janë te shkolluar me fakultete, me mastera, avokat e doktora djem vajza dhe reja,por për tu punsuar mos mbani shpresë derisa nuk ndryshon politika vrastare e këtij vendi.

Po hy në temë kur unë i lirova fëmijet të zgjedhin partin të cilen ata duan vetë,dhe ju thashë”perveq në PDK dhe tek serbt mos hyni se prisheni me mua, në tjerat parti shqiptare shkoni ku te doni”

Hidhrimi im që i lirova ishte kuvendi i fundit të LDK-s.

Ku u tradhetua interesi i kesaj partie për të cilen ishim marrur vesh me Agim Veliun që kandidatet për president kushdo qofshin të hynë gares për mes votes së fsheht me kuti votimi.

Ky far Agim …. si tradhëtar që e njeh i gjith Llapi dhe e gjithë Kosova ai i tradhetoi të gjithë intelektualet e Llapit,Bulliqin,

Sejdiun,Isuf Zenelin Rexhep Gjergjin,

Zejnullah Rrahmanin, Mulla Idrizi e se fundi edhe Vjosa Osmanin

dhe shumë tjerë që ishin që nga fillimi ndertuesit e shtetit,mu për ata Llapi i dha goditjen e fort Gimos dhe e mësoi Kosovën se nga duhet ecur.

Agim tradhëtari edhe pse ishte drejtues i

kuvendit ai nuk i futi në kuti me vota të fshehta kandidatet që pretendonin të ishin potencial për kryetar partie,por krijoi kushte që ta votojn Isen me aklamacion,unë u qudita nga kjo tradhëti që ia bëri Llapit ky lahper plak dhe ika i zhgenjyer.

Fëmijet e mi e panë që për disa ditë nuk flisja me askënd një ditë Fatosi me tha “a mundem te bisedoi me ty bab” jo i thash se jam keq,pas pak dite me zunen në shtëpi dhe me pyeten baba ne nuk dojmi me te hidheruar por a ka mundesi me na liru që ta zgjedhim rrugetimin tonë,u friksaova se mos po me thonë me ik nga vendi,

-“hajt fol qka po don ju pergjigja” a mundem që të nderroi partin derisa Isa me kompani është në LDK unë më argat këtyre ligshtanave nuk ju bëjë,dhe nuk dua të jem nën tutelet e gomarve dhe klienteles së tyre.

Nese ty të hidheroi mos me thuaj po, nese nuk hatrohesh lirom ta bëj rrugtimin tim.!

Mua mu duk aq e lehtë kjo kerkes e sinqert, ngase mendova që po me kerkon të largohet nga Kosova.

Unë nga gezimi që spo me kerkon të ik nga Kosova ja ktheva menjëherë” djem dhe vajzat e mia me falni që ju kam mbajtur peng,po si jo,po ju keni te drejt nga sot që të shkoni nga të doni vetem tek serbet dhe te PDK-ja mos shkoni, se theheni fort me mua”

Fatosi u gezua shumë dhe te nesërmen e ka ndrruar statusin dhe ka dalë në VV dhe mbeshtetja ime do te jetë gjithmonë aty ku dëshiroin ata dhe kurrë sdo ti pengoi.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Lajçak shpalos afatet kohore për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi
  • Vjosa Osmani në konferencën me Lajçakun e thumbon Thaçin
  • Rugova: Rënien drastike të LDK-së as pesimistët më të mëdhenj nuk e kanë…
  • Lajçak i shkon në zyre edhe Isa Mustafës
  • Bleron Baraliut i ndodhë e papritura në Kosovë!
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.