Vjosa Osmani ka shpërndarë sloganin me të cilin po garon ajo dhe Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Krejt dhe Drejt”.Osmani shkruan: Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin.“Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, shkruan ajo.
Postimi i saj i plotë:KREJT DHE DREJTKrejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!
Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet
Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues
Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën
Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar
Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues