Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
Ai në një konferencë për media ka thënë se beson që Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme do të ndryshojnë këtë vendim të KQZ-së.
“LVV-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore, do të veprojmë sipas rrugës së Kushtetutës që është në dispozicion. KQZ-ja nuk ka kërkuar nga ne të bëjmë ndërrime të emrave të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) nuk merr vendime vetëm i ofron KQZ-së informata si të veprohet për personat që kanë çfarëdo dënimi të plotfuqishëm nga një gjykatë në Kosovë”.