Nisma Socialdemokrate e ka cilësuar “politik” vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Nismës Socialdemokrate si subjekt që ka të drejtë gare në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate në KQZ, Eshref Vishi ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi të KQZ-së.
Ai ka thënë se shpreson që dy instancat ankimore, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme, “të mos veprojnë politikisht siç veproi sot KQZ-ja.
Ads3
“Ne si subjekt politik Nisma do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë për t’u ankimuar ndaj vendimit të marrë sot nga KQZ-ja dhe jemi të bindur se instancat vendimmarrëse nuk do të veprojnë politikisht siç vepruan sot anëtarët e KQZ-së”, ka thënë Vishi