Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka propozuar emrat që do ta përfaqësojnë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku parashihet që zgjedhjet do t’i fitoj LVV
Duke pasur parasysh se Albin Kurtit po i mohohet mundësia të kandidoj për deputet për shkak të një denimi në shtator të vitit 2018 dhe deklarimeve se atij ka gjasa që t’i mohohet edhe e drejta për t’u bërë kryeministër deri t’i bën 3 vite nga dënimi, Spahiu ka dalë me një propozim interesant.
Ai ka zgjedhur emrat të cilët do ta përbënin kabinetin qeverisës të udhëhequr nga Arben Vitia deri në shtatorin e vitit 2021.
Ky është postimi i tij:
Qeveria Arben Vitia (deri në shtator 2021)
Zv/kryeministër – Glauk Konjufca
Zv/kryeministër – Selim Selimi
Ministre e Jashtme – Donika Gervalla
Ministër i Brendshëm – Xhelal Sveçla
Ministër i Mbrojtjes – Rrustem Berisha
Ministër i pushtetit lokal – Besnik Tahiri
Ministër i Kulturës – Halil Matoshi
Ministër i Financave – Besnik Bislimi
Ministre e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministër i Arsimit – Jahja Kokaj
Ministër i Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit – Liburn Aliu
Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Bujqësisë dhe zhvillimit – Rozeta Hajdari
Ministre e Shëndetësisë – Emilija Redžepi
Minister për kthim e komunitete – Goran Rakić