Arbër Gjinovci, babai i analistit Rron Gjinovci, ka komentuar foton që po qarkullon nëpër rrjete sociale ku shihet ai duke u përqafur me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, raporton Express.
Në emisionin e Adi Krastës, Arbëri ka treguar se fotoja është realizuar kur ka qenë në një dasmë te Sami Lushtaku.Në atë kohë thotë se Rroni ishte në burg për “veprat banditeske që i ka bërë atëherë me Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Në fakt ajo foto është në dasmë të një mikut tim, gjeneral Sami Lushtaku, edhe në atë kohë Rroni ka qenë në burg i dënuar dy muaj për veprat e tij banditeske që i ka bë atëherë me Vetëvendosje. Unë aty iu kam afruar Kadrisë edhe kemi bërë pak shaka”, ka treguar ai./Gazeta Express