Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Kimete Berisha: LDK janë mësuar ‘të fitojnë’ pushtet gjithmonë, pa punuar kurrë asgjë

Posted on March 28, 2021March 28, 2021 by admini Strator

Gazetarja Kimete Berisha ka vazhduar me shkrime.Sot, një të tillë ia ka kushtuar LDK-së, ku këtë e parti e ka etiketuar si të atij lloji që fiton gjithmonë pushtet, pa punuar kurrë asgjë. Më poshtë shkrimi i saj i plotë.Sa shumë Vjosa në LDK.Vjen një moment kur më nuk e ke asnjë alternativë.Koha kur e kupton se je vonuar të jesh ‘i mirë’.E pa qenë ‘i mirë’ s’ke çare, sepse Albin Kurti e ka vendosur një standard të Ri në politikë që ta imponon ‘të jesh (apo të dukesh) i ndershëm’. Deri dje, Kosova ka qenë e pushtuar nga soji më i korruptuar, më i pandershëm, më i paditur dhe nga hajnat më të tmerrshëm, që e kanë dhunuar Kosovën, si të ishte plaçkë e ‘fituar’ në lu ftë. Dhe ky tm err ka vazhduar dy dekada. Pse ka vazhduar dy dekada? Sepse, ka qenë mënyrë e jetës në Kosovë, ka qenë krejt normale të jesh hajn, kriminel, i paditur dhe i pamoralshëm! Nëse shqiptarët nuk do ta konsideronin normale pushtetin e korruptuar nuk do ta kishin duruar kaq gjatë. Tani që çdo gjë ka ndryshuar, partitë që e kanë shkatërruar Kosovën, e kanë shkatërruar edhe veten. Se kështu shkon kjo punë. Nga pozita inferiore ku gjendet, LDK nuk funksionon. Sepse, ata janë mësuar ‘të fitojnë’ pushtet gjithmonë, pa punuar kurrë asgjë.

Që s’kanë punuar kurrë, tregon fakti se as nuk janë takuar mes vete (veç pesëshja që e kanë shfrytëzuar partinë). Në LDK asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë. Që Isa Mustafa nuk ishte i vetmi ‘fajtor’ për degradimin e LDK-së, po e shihni edhe vetë. Pas Isa Mustafës, kanë filluar të ‘hahen’ mes vete. LDK është e ndarë, e përçarë, shahen mes vete publikisht, ndërsa kryetari Abdixhiku nuk është hijerëndë, që të përtoj dikush t’ia kthej fjalën. Një zanat t’mirë e kish, të gjitha takimet i mban pas orës 14:00, kaq i vyer është. (Dembelizëm tipik i LDK-së). Tash në LDK, ka shumë Vjosa. Aq shumë ‘Vjosa’ kanë marrë guxim të shfaqen pas ‘largimit’ të Isa Mustafës, sa duket sikur Isa Mustafa ka gabuar që ka ikur. Me ‘Pas meje-kijameti’, Isa Mustafa po dëshmon se ka edhe më ‘keq’ se Ai. Sepse, për dallim nga Abdixhiku, atij së paku vetëm Vjosa guxonte t’ia kthente fjalën, derisa e përzuri, ose derisa Vjosa ia bëri punën ta dëbonte nga partia. Çka mund të bëjë Abdixhiku për t’u dalluar nga PDK? Duhet të bëjë diçka që nuk e pret askush nga shqiptarët, duhet të duket ‘i ndershëm, pa qenë i tillë, duhet të na befasojë. Duhet ta bëjë një ‘boom’! Këtë e mbërrin duke mos e imituar PDK-në dhe AAK-në. Nëse nuk e voton Vjosën për Presidente, çka fiton LDK-ja? A rritet? A shtohet? A ngjallet? Jo.

Veç ia del të hakmerret ndaj Vjosës. Ama, kur nisesh të hakmerresh që ka thënë filozofi ‘duhet t’i hapësh dy varre, njërin për veten’. Ti mund t’i hakmerresh Vjosës që e ka ‘shkatërruar’ LDK-në, por me këtë hakmarrje e bën veten edhe më dëbues dhe edhe më të neve ritshëm. Çka ndodh nëse LDK e voton Vjosën presidente? Na befason. Dhe, që është kryesore, ua ndryshon mendimin për LDK-në qindra votuesve të Vjosës. Pra, do të ishte mençuri e madhe, që vetëm duke qëndruar në sallë kur votohet Presidentja, pa pasur nevojë ta ngritësh dorën, të fitosh pëdnjëherë simpatinë e gjithë këtyre shqiparëve që nuk lënë shibël të bie mbi të. Pra, LDK nuk ka alternativë tjetër përveç ta votojë Vjosën. Duhet ta pranoni. Vjosa ka fituar, lëre që ju ka mundur, por ka lënë pas vete shumë Vjosa në LDK. Cilën ‘Vjosë’ do ta ‘luf toni’ më parë?! Ky degradim i LDK-së ndalohet vetëm duke ndryshuar. Është mundësi ideale ta përmirësojnë gabimin e madh që e kanë bërë kur e kanë përzënë nga partia! A e kisha votuar unë Vjosa Osmanin për Presidente? Boll me përtesë, por Po. Anipse, Presidenti për mua duhet të jetë më modest, dhe sidomos s’duhet të jetë me frymë n’fyt. Nuk e kisha votuar me zemër (prej qejfi), por me mendje (prej zori), sepse është mençuri t’ia pranosh fituesit të madh, është mençuri e madhe ta pranosh realitetin. Mua më kish mjaftuar fakti se e kanë votuar 300 mijë shqiptarë. P.S. Mungesa e alternativave e pastron mendjen për mrekulli’ – Henry Kissinger.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Fitoi 312 milionë shikime, Don Xhoni ka një kërkesë për TikTok
  • Fifi flet rreth raporteve me Kidën
  • Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës
  • Vjosa Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE
  • Analist Pallaska: E pabesueshme sjellja e Lajçak ndaj Kosovës dhe heshtja e Qeverisë Kurti II
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.