Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Behgjet Pacolli tregon ide si ti përmirësojmë raportet me Spanjën?!

Posted on March 30, 2021March 31, 2021 by admini Strator

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se Kosova ka humbur një mundësi të mirë për lobim në ndeshjen që do të zhvillojë kundër Spanjës. Ai thotë se ka një ide për dipl omaci kreative që do të përfshinte atë, Veton Surroin, Albin Kurtin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Spanja nuk e njeh Republikën e Kosovës, ndërkohë që Pacolli thotë se nde shja ka qenë një mundësi e mirë për rregullim të raporteve.

Këtë ide të rrallë, Pacolli e ka shpjeguar në një shkrim të gjatë në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Rasti i humbur sportivo dipl omatik me Spanjën

Ose një ide për dip lomaci kreative që do më shihte mua, Veton Surroin, Albin Kurtin, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, të lob onim për Kosovën në Madrid

Nga Behgjet Pacolli

Kosova ndeshet me Spanjën në futboll, mirpo në viset tona kjo ngjarje nuk u pa jo thjesht si futbollistike, por njëherazi si ngjarje diplomatike apo politike. Nëse do të menaxhohej mirë, mund të shënonte një përparim minimal në raportin mes shteteve, përshembull njohjen e dokumentave të udhëtimit, apo vizën mbi pasaportën e Kosovës. Të shërbente si investim minimal për njohjen e mëpastajme, apo për qëndrimin spanjoll në kuadër të BE-së.

Dikush mund të thotë se pse unë, si ish shef i diplo macisë, si ish president, nuk bëra diçka në këtë drejtim.

Më vjen keq, por nuk kam energji të duroj fushata su lmesh për vepra të mira të cilat i kam bërë shpesh, por që janë interpretuar keq në vendin tim.

Jam qo rtuar shpesh se kam ftohur apo nxehur go marin, kur go marit i kam dhënë ujë të nxehtë, apo ujë të ftohtë.

Nuk mund të bëj diçka që nuk ma ka kërkuar dikush nga qeveria e re e Kosovës, të cilët asnjëherë nuk kanë trajtuar me respekt veprat e mia konstruktive, duke filluar nga vota pro në qeverinë e parë Kurti. Dhe në një situatë që përsëritet, unë thjesht mund të shkruaj, se çfarë do të bëja unë, po të isha në vend të tyre. Duke i kujtuar popullit tim, sesi e humbëm një rast të shkëlqyer si ky.

Argumentat: pse humbëm një rast të artë

Në Spanjë udhëheq një qeveri e majtë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez. Partia e tij PSOE, është anëtare e Internacionales Socialiste spanjolle, ku bën pjesë, Vetëvendosja e zotëri Kurtit. Pse ai nuk i ka shkruar diçka për t’i përkujtuar Sanchez-it, se Kosova nuk është Kat alonja; se të barazosh Kosovën me Kat alonjën, është sikur të barazosh Serbinë me Spanjën, gjë që nuk është e vërtetë, sepse Spanja nuk ka ushtruar ge no cid ndaj Kat alonjës, rajonit më të begatë të saj. Mund të shkruante letër publike apo të mbyllur. Zotëri Kurti mund të kërkonte ndihmën e ish-kryeministrit Italian Massimo D’Alema, i cili ka punuar me zotri Sanchez dhe janë miq të mirë, nga bashkëpunimi në organizimet e majta europiane. Zotërinj të tjerë, që e njohin Spanjën, Kurti apo kushdo tjetër mund të kërkonin ndihmën e Havier Solanës, figurës mitike të të majtës spanjolle, që të lobonte për një përparim minimal në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Futbolli është një sport popullor që zhbllokon marrëdhëniet mes shteteve. Suksesi sportiv hap dyert e dip lomacisë. I ndjeri Fadil Vokrri futjen e Kosovës në FIFA dhe UEFA e arriti vetë. Me emrin e tij, me lobimin e tij.

Njëjtë dhe në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi, dhe trajneri i saj, Driton Kuka e detyruan Rusinë të nderonte flamurin, himnin tonë.

Edhe atëherë e humbëm rastin të lobonim pranë Rusisë. Njëjtë, ne mundeshim të organizonim disa prej futbollistëve tanë më të mëdhenj, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, apo dikënd tjetër t’i kërkonin Federatës spanjolle, shtetit spanjoll, të trajtonin me respekt Përfaqësuesen tonë. Me inisiativa kreative, publike, ose jo. Ku është miku im Veton Surroi, folës i shkëlqyer i spanjishtes, i cili shpesh ka folur për respektin që gëzon në botën hispanike? Edhe ai mund të lëvizte diçka në këtë drejtim. Do isha i gatshëm që së bashku me të, me futbollistët tanë të shquar, me Albin Kurtin, të organizoheshim në një delegacion politiko sportiv. Të takoheshim me Florentino Peresin, me një histori të ndërtuesit gl obal si unë dhe t’ i kërkonim ndihmë. Të takoheshim me Havier Solanën, me Federatën spanjolle të futbollit, që të bënim diçka. Nuk bëmë asgjë. Nuk tentuam asgjë. Nuk përfituam asgjë.

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Fansja i komenton “Je shumë i shëmt uar”, ja si ia kthen Bearti!!
  • Prifti i uron Ramazanin hoxhës, shikoni reagimin e tij!
  • Adelina Tahiri e vesh edhe djalin 2 vjeçar me rroba Louis Vuitton!
  • Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së…
  • Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë…
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.