Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Cilët deputetë të LDK-së nuk do të qëndrojnë në sallë kur votohet Vjosa Osmani?

Posted on March 30, 2021 by admini Strator

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që të qëndrojë në sallë në ditën kur votohet ish-bashkëpartiakja e tyre, Vjosa Osmani, për presidente të Kosovës.

Por, jo të gjithë deputetët e LDK-së do ta bëjnë një gjë të tillë.

Media merr vesh se ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu është i vendosur që mos ta votojë Osmanin për presidente të Kosovës.
Njejtë si Veliu pritet të veprojë edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ende nuk ka dalë me qëndrim të prerë në lidhje me këtë çështje.

Pa këto tri vota, LDK-ja nuk do të mund t’i garantojë Vjosës më shumë se 12 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit, kur do të votohet ajo për presidente, vota këto të pamjaftueshme bashkë me votat e Vetëvendosjes dhe votat e disa deputetëve nga radhët e minoriteteve joserbe.

Me votat e VV-së(58), LDK-së (12) dhe gjitha votat e deputetëve nga radhët e komuniteteve joserbe(9), pa votën e deputetit Adem Hoxha i cili ka koordinim të ngushtë me Listën Serbe, Osmani nuk do të mund t’i sigurojë më shumë se 79 vota.

Për t’u votuar presidente i duhen së paku 80 deputetë të pranishëm në seancë, prandaj asaj i duhet ta siguroj së paku edhe një votë shtesë, nëse të gjitha tjerat i ka të sigurta.

Burimet thonë se Osmani dhe Kurti janë duke u munduar t‘i bindin deputetët Adem Hoxha dhe Xhavit Haliti. Ky i fundit më 22 mars e ka votuar Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndonëse PDK-ja nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Përndryshe, nëse sigurohen 80 votat e nevojshme, seanca për votimin e presidentit do të thirret nga 6 prilli 2021 e tutje

Aktuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Fitoi 312 milionë shikime, Don Xhoni ka një kërkesë për TikTok
  • Fifi flet rreth raporteve me Kidën
  • Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës
  • Vjosa Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE
  • Analist Pallaska: E pabesueshme sjellja e Lajçak ndaj Kosovës dhe heshtja e Qeverisë Kurti II
©2021 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.