




Jon Gjebrea ka surprizuar të gjithë familjen duke ardhur nga Amerika për të mbështetur të motrën e tij teksa përgatitet për finalen e “Junior Eurovision Song Contest 2021”. Surpizën e bukur e ka treguar Arditi, duke publikuar videon e bashkimit të familjes.
“Joni na ka munguar shumë, por sot ai erdhi pa lajmëruar për të qëndruar pranë motrës dhe pranë nesh në këto momente të ngarkuara plot emocione e përgjegjësi për Annën. E dua familjen time”, shkroi Ardit Gjebrea.





“Junior Eurovision Song Contest 2021” do të organizohet në Paris, më 19 dhjetor të këtij viti dhe Anna përfaqëson vendin tonë.
Kujtojme se në mesin e emrave që do të prezantojnë Festivalin e Këngës këtë vit është dhe ai i Ardit Gjebreas. Lidhur me këtë fakt, ai është shprehur entuziast ku thotë se më shumë se sa një prezantues do të jetë dëshmitar i një historie. Krahas tij, do të prezantojnë Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.





“Ky është viti i 60të për Festivalin e Këngës në Rtsh. Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do jem në skenë me: @xhemishehu_ @jonidamaliqi @isli_islami @kelvikadilli të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit. Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut. Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:
1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”, 2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, “est Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010, 3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997! Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon”!





Një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë! Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën.“, shkruan ai.