Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Tërmkolli ka disa fjalë për deputetët e LDK’së së që bojkotuan fjalimin e Presidentes Osmani

Posted on December 17, 2021 by admini Strator

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar deputetët e LDK’së, që bojkotuan fjalimin e sotëm të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Tërmkolli i ka krahasuar deputetët e LDK’së që bojkotuan fjalimin, me ata të Vetëvendosjes, që dikur bojkotonin paraqitjen vjetore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Turp i deputetëve të LDK-së! Njësoj si PDK dikur, e pastaj edhe VV kur bojkotonin paraqitjen vjetore të Presidentit në Kuvend! Ani kishe institucionalista! Turp!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani u është adresuar sot deputetëve të Kosovës me fjalimin vjetor mbi punën e saj si shefe e shtetit.

Fjalimin e saj e kanë bojkotuar PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe, teksa nga ish-partia e saj LDK, në sallë të pranishëm ishin vetëm tre deputetë.

Armend Zemaj, Hykmete Bajrami e Valentina Bunjaku, ishin tre deputetët që shkuan në seancën plenare për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani.

Presidentja Osmani foli për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme gjatë vitit që po e lëmë pas dhe për një sërë çështjes tjera si luf timi i krimit dhe korrupsionit, dialogu me Serbinë e liberalizimi i vizave.

Osmani ka përmendur edhe një nga pikat e Marrëveshjes së Uashingtonit për moratorium një vjeçar.

Osmani tha se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qerit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme.

Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë presidentja Osmani.

Aktuale

Recent Posts

  • Antonela rikthehet në ‘Përputhen’, ajo ka diçka të rëndësishme për të thënë!
  • U përfol sfilata e Valdrin Sahitit ! Po a e keni parë sa bukur dukej gruaja e tijë
  • Reja e Gilit shkëlqen si zeshkane me foto nga pushimet
  • Tahiri flet për Ligjin e pagave, pagën minimale dhe tërheqjen nga Trusti , kjo është kërkesa e tij
  • Familja e futbollistit Rashica sot ka festë
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT