Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Doni të shkoni të punoni në Gjermani? Del ligji i ri, dhe avokatja jep detajet se si mund të ikim vetëm apo me familjen

Posted on May 10, 2022 by admin

Avokatja Nakide Ademi na ka sqaruar mbi rregulloren e tanishme ne Gjermani per te gjithe ata njerez qe duan te emigrojne. “Të kualifikuarit vijnë në bazë të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi më 1 mars 2020. Kur ke një kualifikim të barasvlershëm me kualifikimin përkatës gjerman dhe ke njohuri gjuhe, minimumi A2, ambasada është e detyruar të të japë vizë brenda 14 ditësh. Këtu hyjnë inxhinieret, mjekët. Por edhe mjeshtrit, edhe pse në rastin e ballkanasve ka shumë problem me njohjen e kualifikimit professional”, tha Ademi ndërsa ka folur dhe zgjidhjen për këtë situatë.Degjoni intervistene plote klik oni ne rek llame..

“Po, ka disa mënyra të tjera. Janë, për shembull, diplomat e shkollave profesionale, siç janë në Shqipëri. Por edhe përvoja e punës, nëse është mbi 5 vjet. Por në këto raste punëtorët duhet të marrin një shkresë nga punëdhënësi, ku shkruhet se ku, në cilin sektor kanë punuar, çfarë përvoje pune ke. Dhe mund të vijë këtu për të bërë ndonjë kurs shtesë. Pra, është pak e komplikuar, por jo e pamundur”, thekson ajo.

Avokatja rrëfen arsyen se përse shumë kërkesa për vizë vonohen ose refuzohen. “Këtu duhet të përgjigjemi në mënyrë të diferencuar: Një nga problemet kryesore është se aplikuesit dorëzojnë dokumente që nuk përputhen me standardet gjermane. Si për shembull, kontrata e punës përmban rrogë më të ulët se sa kërkohet në treg. Në këto raste, Enti Federal i Punës, nuk e jep miratimin. Problemi i dytë, dhe ky haset shumë shpesh, ka të bëjë me të dhënat për personin, të cilat nuk janë të plota. Për shembull, ka persona, që kanë ndërruar mbiemrin, e nuk e shkruajnë në fletë-aplikim. Ose nuk deklarojnë që kanë qenë në Gjermani në të kaluarën. Ose që janë dëbuar apo janë kthyer në kufi nga policia. Pra, ata rezultojnë si jo të sinqertë në deklaratat e tyre dhe u refuzohet viza.

Aplikuesit e marrin një përgjigje, ku sqarohet se përse janë refuzuar dhe se mund të ankimojnë brenda një muaji. Por shumica e aplikuesve nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi. Sepse edhe nuk e kuptojnë gjermanishten. Shpesh ata i dorëzojnë dokumentet me anë të agjencive dhe përgjigja kthehet te emaili i agjencisë”, tha ajo. Ademi ka sqaruar më tej dhe procedurën për bashkimin familjar, ku në Prishtinë duhet të presësh 15 muaj, në Tiranë 12 muaj.

“Procedura mund të përshpejtohet. Kohëzgjatja prej 12 muajsh është diskutuar shumë nëpër gjyqe në Gjermani. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë, ku thuhet se pritja deri në 12 muaj është në përputhje me Kushtetutën Gjermane. Por ka edhe një direktivë të BE-së, e cila i obligon shtetet anëtare që brenda nëntë muajve t’i pajisin me viza edhe familjarët. Në kohët e fundit kemi arritur të kemi sukses në këtë pikë, sidomos për kosovarët, sepse kosovarët, për dallim nga të tjerët, që vijnë nga Shqipëria ose Maqedonia e Veriut, nuk mund të vijnë pa viza, si turistë. Por, sidoqoftë, unë këshilloj që kush hedh dokumentet në ambasadë për vizë pune dhe nuk e ka bërë ende celebrimin, ta bëjë para se të dorëzojë dokumentet, se përndryshe duhet të presë dy vjet.

Një tjetër këshillë nga ana ime është që partneri ose partnerja që dëshiron të vijë, të hyjë në kursin e gjuhës. Edhe këshilla e tretë, e cila vlen për ata që i kanë fëmijët në prag të moshës 16-vjeçare, është që t’i drejtohen një avokati që të bllokojë moshën pasi të bëjnë kërkesën për vizë në ambasadë”, theksoi ajo.

Aktuale

Recent Posts

  • Antonela rikthehet në ‘Përputhen’, ajo ka diçka të rëndësishme për të thënë!
  • U përfol sfilata e Valdrin Sahitit ! Po a e keni parë sa bukur dukej gruaja e tijë
  • Reja e Gilit shkëlqen si zeshkane me foto nga pushimet
  • Tahiri flet për Ligjin e pagave, pagën minimale dhe tërheqjen nga Trusti , kjo është kërkesa e tij
  • Familja e futbollistit Rashica sot ka festë
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT