Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

“Diamanti Kosovës ” Albin Kurti po e mban fjalen! Qeveria e Kosovës jep Iajmin për IiberaIizimin e vizave qe po gëzon të gjithë

Posted on May 11, 2022 by admin

Qeveria e Kosovës është zotuar se sivjet do të ndërmarrë disa hapa drejt konkretizimit të proceseve integruese në Bashkimin Europian.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, nga Qeveria thonë se janë duke punuar ngushtë me shtetet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për kosovar
Për këtë proces, Qeveria thotë se ka arritur që t’i bindë disa prej tyre, por nuk specifikon cilat.

“Po bëhen katër vjet që çështja [e vizave] ka ngecur në Këshillin e BE-së, pra te vendet anëtare. Falë punës në sundimin e ligjit, të organizuar dhe zhvillimeve pozitive në performancën ekonomike, ne kemi arritur që disa shtete hezituese dhe neutrale t’i kthejmë në favor të mbështetjes për liberalizim”, thonë nga Qeveria.
Sipas tyre, për heqjen e vizave është plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës në udhërrëfyesin për liberalizim.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.
Në Evropë, vendet e vetme që nuk kërkojnë viza për qëndrim deri në 90 ditë në vit për kosovarët, janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Kosova është, po ashtu, e vetmja në rajon që nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE. Por, nga Qeveria thonë se aplikimi në këtë bllok pritet të bëhet në pjesën e dytë të vitit 2022.
“Synimi ynë është që në pjesën e dytë të vitit, bazuar në vlerësimet për punën dhe reformat tona, të kemi një momentum pozitiv dhe të arrihet konsensusi ndërmjet 27 vendeve anëtare [të BE-së], që pas prezantimit të aplikimit tonë, Këshilli i BE-së të ftojë Komisionin Evropian që të përgatisë pyetësorin për vlerësimin e gatishmërisë për shtet kandidat”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës dhënë Radios Evropa e Lirë.

Krahas këtyre përgatitjeve, Qeveria thotë se, brenda pak kohësh, do të aplikojë për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës – organizatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë – si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Aktuale

Recent Posts

  • Antonela rikthehet në ‘Përputhen’, ajo ka diçka të rëndësishme për të thënë!
  • U përfol sfilata e Valdrin Sahitit ! Po a e keni parë sa bukur dukej gruaja e tijë
  • Reja e Gilit shkëlqen si zeshkane me foto nga pushimet
  • Tahiri flet për Ligjin e pagave, pagën minimale dhe tërheqjen nga Trusti , kjo është kërkesa e tij
  • Familja e futbollistit Rashica sot ka festë
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT