




Mbrëmë u mbajt gjysëmfinalja e parë e festivaliz më të madh të muzikës, Eurovision Song Contest, në Itali.
Shqipëria, të cilën e përfaqësoi Ronela Hajati me një super performancë, nuk arriti që të ngjitet në finalen e së shtunës.
Përgjatë performancës së artistes shqiptare, në fund të performancës më saktësisht, Ronela bëri Shqiponjën dykrenare me duar, kjo si shenjë falenderimi për të gjithë ata të cilët e mbështetën artisten,,,,
Mirëpo, ky akt si duket ju paska penguar edhe shumë njerëzve, portaleve dhe gazetave të ndryshme. Portali maqedon “Plusinfo.mk”, ka dedikuar një artikull të tërë ndaj këtij gjesti të Ronelës, duke e quajtur si drama më e madhe që ka ndodhur në historinë e Eurovision Song Contest.





“Dramë e re në skenën e Eurovision. Reprezentatuesja e Shqipërisë bën Shqiponjën dy krenare”, kështu fillon titulli, në artikullin të cilin po e recensojmë tani. Duke mos i’u pëlqyer aspak ky akt i artistes, portali në fjalë zgjodhi që të kritikojë artisten duke shpallur kështu mll,ef dhe urr,ejtje në publik.
Sa për irroni të fatit, dy ditë më parë, reprezentuesja e Maqedonisë, gjujajti flamurin kombëtar gjatë tapetit të kuq në Eurovision, e ndaj kësaj portali në fjalë nuk arriti të bënte një artikull të tillë, ndërsa gjesti i Ronelës ju pengoi aq shumë saqë vendosën quanin “dramë e madhe”.
Edhe këtu, portali vendosi që ta kritikojë më shumë Ronelën duke e vendosur censu,rimin e performacës së saj që i’u bë, si një shkak që Ronela nuk arriti në finale.
Portali “Plusinfo.mk”, nuk vendosi që në këtë Eurovision të mbështesë artistët me këngët e tyre, por vendosi që ti kritikojë dhe të krijojë urrejtje nacio,nale, siç bëri në rastin konkret me Ronelën. Mos harojmë se, Shqipëria ka mbështetur Maqedoninë me vite sa i përket performancave në Eurovision, jo më larg se vitin e kaluar, Shqipëria vendosi pikët maksimale mbi reprezantuesin e Maqedonisë që ishte Vasili./EXPULS.MK