Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Shuma e mbledhur në Fondin e Sigurisë, Thesari i Shtetit thotë se kjo informatë është e klasifikuar

Posted on May 11, 2022 by admin

I themeluar në fillim të muajit mars, deri më tani nuk dihet se sa është shuma e mbledhur dhe numri i atyre që kanë kontribuar deri më tani në Fondin e Sigurisë.
Sipas një përgjigje për Telegrafin nga Thesari i Shtetit, duke u bazuar në situatën botërore që gjendemi, kjo informatë është e klasifikuar.
“Të jeni të njoftuar se kjo informatë është e klasifikuar sipas legjislacionit në fuqi në bazë të vlerësimeve profesionale të situatës (globale) që ndodhemi”, ka thënë drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili.
Deri më tani nuk janë përmendur shifrat se sakta se sa është shuma e mbledhur për Fondin e Sigurisë. Një javë pas themelimit, vet kryeministri Albin Kurti pati thënë se vlera e mjeteve është shtatë shifrore.

“Ajo që unë di, numri i donacioneve për e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katër shifrorë, ndërsa, numri i mjeteve të mbledhura është shtatë shifrorë. Për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave”, pati theksuar Kurti.
Ky Fond është themeluar, siç ka thënë Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.

Fondi menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për mbështetje të prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm bazuar në vlerësimin e ekzekutivit.
Mjetet e grumbulluar do të alokohen në Ministrinë e Mbrojtjes për shfrytëzim si buxhet shtesë dhe do të përdoren në përputhje me legjislacionin përkatës për financat publike.
Kujtojmë se buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në për vitin 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë eurove apo 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/

Aktuale

Recent Posts

  • Antonela rikthehet në ‘Përputhen’, ajo ka diçka të rëndësishme për të thënë!
  • U përfol sfilata e Valdrin Sahitit ! Po a e keni parë sa bukur dukej gruaja e tijë
  • Reja e Gilit shkëlqen si zeshkane me foto nga pushimet
  • Tahiri flet për Ligjin e pagave, pagën minimale dhe tërheqjen nga Trusti , kjo është kërkesa e tij
  • Familja e futbollistit Rashica sot ka festë
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT