




Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsi fikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në tregun e Kosovës.
Një rast i tillë i ka ndodhur dje një punëtorit të një picerie në Prishtinë, i cili ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 eurosh që e cila, dyshohet të jetë e falsif ikuar.
Siç shkruan sinjali, rasti është raportuar në stacionin poli cor “Jugu”, ku punëtori ka deklaruar se 500-shen e kishte pranuar nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë, përcjell klankosova.tv.





Duket se kjo është një ‘metodë’ e re për të vënë në qarkullim para të falsif ikuara, pasi porosia që kanë marrë tre personat ka kushtuar afër 80 euro dhe punëtori është dashur t’ua kthejë të dyshuarve mbi 400 euro.
Tutje thuhet se në momentin e pagesës, punëtori s’e ka vërejtur se paratë mund të jenë të falsifik uara, por pasi kartëmonedha është testuar në aparat, ka rezultuar e falsi fikuar.
Por ky nuk është rasti i vetëm i raportuar në polici për para të fal sifikuara.
Edhe një zyrtar i një banke në Drenas ka njoftuar policinë se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e fal sifikuar. Njësia polic ore ka sekuestru ar paratë, teksa është iniciuar edhe rast.