




Direkt vendimi nga Qeveria, Do jepen nga 170 euro, 3 muaj per kete kategori. Marrë parasysh që ky vit nga qeveria është shpallur viti i personave me aftësi të kufizuara, sot kisha kënaqësinë të nënshkruaj vendimin për kriteret e Masës 1





Përmes kësaj mase do të mundësohet program i trajnimit në punë për personat me aftësi të kufizuara për një periudhë 3-6 muaj. Gjatë kësaj periudhe, të trajnuarit do të mbështeten me 170 euro/muaj, ndërsa biznesi apo organizata që ofron trajnimin në punë, mbështetet me 100 euro/muaj.Kurse pas përfundimit të periudhës trajnuese, nëse të trajnuarit i ofrohet vend pune, atëherë do të mbështesim pagën e të punësuarit edhe për 6 muaj tjerë në shumë prej 270 euro. Vendosja e përzgjedhja e përfituesve dhe bizneseve do të bëhet në bashkëpunim që verpojnë në këtë fushë.