Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Profesori i Shkencave Politike tregon procedurat deri te anëtarësimi i plotë i Kosovës në KE, dhe përfitimet pas pranimit

Posted on May 12, 2022 by admin

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, dhe gjasat për të bërë anëtare janë të mëdha, sidomos tani kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë ndërkombëtare. Profesori i Shkencave Politike Dritëro Arifi, tregon se cilat janë procedurat e mëtejme deri në anëtarësim dhe përfitimet që do t’i ketë shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj, me pranimin në këtë organizatë.

Janë dy forma se si aplikohet për anëtarësim në KE. Njëra me vetë-aplikim dhe tjetra përmes ftesës që mund të bëjë ndonjë shtet anëtar, shpjegon profesori Arifi në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net.

“Shteti mund ta bëjë aplikimin vet apo nëse ndonjë shtet anëtar i KE’së mund ta ftojë shtetin që ka synim anëtarësimin”, thotë Arifi.

Momenti kryesor është ai i votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, dhe këtu Kosova pritet të mos ketë problem, pasi shumica e vendeve anëtare, e kanë njohur shtetin kosovar.

“Aty bëhet aplikimi dhe komiteti i ministrave e angazhon Asamblenë Parlamentare që ta bëjë një verifikim të shtetit kërkues, që a i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret. Pastaj Asambleja Parlamentare e formon një komision i cili bën verifikimin e të gjitha akteve ligjore, pra i bën një skenim të ligjeve që duhet të plotësohen, siç është në këtë rast Karta Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Evropiane Sociale, Ligjet që lidhen me Pakicat Kombëtare, Ligjet për parandalimin e torturës, gjë të cilën Kosova i përmbush 100%. Votimi më pas bëhet në Asamblenë Parlamentare me 2/3 votave, me shumicë absolute që të kalojë. Për fat të mirë, Kosova, teknikisht i ka votat, por politikisht duhet të lobojë që të arrihet 2/3 e votave”, thotë profesori Arifi.

Ndërsa, sa i përket afateve dhe datës se kur mund ta fitojë Kosova statusin e anëtarit, sipas Arifit varet se sa kohë i merr Komisionit përpilimi i raportit.

“Kjo varet se kur Komisioni përfundon raportin përfundimtar, dhe pastaj caktohet data”.

Përfitimet e Kosovës nga anëtarësimi në KE janë të shumëfishta, që nga forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar, e deri edhe të lehtësimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E para Kosova përfiton, duke bërë hap të rëndësishëm drejtë zhbllokimit të izolimit ndërkombëtar. Gjithashtu, bëhemi pjesë e një organizate që mbron të Drejtat e Njeriut, avancimin e tolerancës ndër etnike, ehe mbi të gjitha bëhet një lloj zyrtarizimi i subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këtu nuk përfiton vetëm Kosova, por edhe demokracia liberale, pasi Këshillit të Evropës i shtohet edhe një vend demokratik që aspiron që të jetë në fazën e mëvonshme edhe anëtar i Bashkimit Evropian”, thotë profesor Arifi. /Reporteri.net

Aktuale

Recent Posts

  • Mashallah i paska ngjarë të ëmës, ja çfarë djali t’bukur paska Ryva
  • “Syri keq mos i paftë”Kështu shkëlqejnë Meda e Lulja kur rregullohen për dasmë
  • Shkurta takohet me Shyhreten, por gjithë vëmendjen merr ky detaj ne pamjen e tyre
  • Shqiptari ndryshon emrin për t’u futur në Gjermani, Ja qfarë i bëri policia gjermane!
  • Lajm i mirë : Qeveria do të punësoj 10 mijë të rinj
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT