Menu
  • Aktuale
  • Opinion
  • Shneta
  • Showbizz
  • Sport

Qeveria po vazhdon të blejë naftë më lirë se populli

Posted on May 15, 2022 by admin

Qytetarët po vazhdojnë të blejnë dukshëm më shtrenjtë naftën e benzinën në të njëjtat pika të karburanteve, se sa po e blejnë institucionet publike. Bile këto ditë, çmimi ka arritur kulmin, duke shënuar koston prej 1.73 euro për litër.
Gjatë muajit prill të këtij viti, shënjuesit e vendosur në pompat e derivateve kanë treguar se nafta kushton 1. 64 cent. Me këtë çmim janë furnizuar qytetarët, por jo institucionet publike. Ato u furnizuan më lirë me të njëjtat derivate, prej të cilave shpenzojnë mijëra litra në ditë për automjete e për gjeneratorë.
Agjencia Qendrore e Prokurimit – AQP ka të kontraktuara disa kompani për furnizim me derivate për institucionet publike, qendrore e lokale. Përgjatë prillit, institucionet qendrore u furnizuan me naftë në vlerë prej 1.56 euro në litër, dhe në vlerë prej 1.5 euro janë furnizuar institucionet publike -lokale. Benzina u ble 1.4 euro për institucionet qendrore e 1.3 euro për ato lokale.

Kështu figuron në dokumentin e AQK-së “Vendim për formimin e çmimeve për furnizim me Karburante për muajin Prill 2022”, të cilin e ka parë Periskopi.

Megjithëkëtë, AQP-ja kalkulimin e çmimit gjatë realizimit të kontratës e bënë duke u bazuar në çmimin mesatar mujor të berzës së Plattit CIF Med (Genova/Lavera), kursit mesatar mujor të Bankës Qendrore Evropiane dhe elementeve tjera fikse dhe variabile.

Kjo agjenci, në javën e kaluar kishte hapur një tender për furnizim me naftë për institucionet qendrore, në një vlerë të parashikuar prej 14.1 milionë euro.

Oferta që po realizohet me procedurë të hapur është ndarë në katër pjesë:

Lot 1 – Furnizim me karburante për nevojat e Policisë së Kosovës.

Lot 2 – Furnizim me karburante për vetura për nevojat e institucioneve publike të Nivelit Qendror.

Lot 3 – Furnizim me karburante për nevojat e FSK-së.

Lot 4 – Furnizim me karburante për nxehmje/gjenerator për nevojat e institucioneve publike të Nivelit Qendror.

Kontrata parashihet të lidhet për sasi, pasi që çmimi do të jetë variabil. Në përcaktimin e vlerës së parashikuar, për bazë është marrë çmimi i muajit mars 2022 duke i shtuar vlerën e parashikuar për Premium në shumën prej 0.08 euro/litër (kjo vlenë edhe për Naftë edhe për Benzin), që do të jetë bazë për vlerësimin e ofertave pasi që çdo ofertë e pranuar me Premium më të lartë se 0.08€/litër (kjo vlenë edhe për Naftë edhe për Benzin) do të konsiderohet si ofetë mbi vlerën e parashikuar dhe do të refuzohet.

Aktuale

Recent Posts

  • Antonela rikthehet në ‘Përputhen’, ajo ka diçka të rëndësishme për të thënë!
  • U përfol sfilata e Valdrin Sahitit ! Po a e keni parë sa bukur dukej gruaja e tijë
  • Reja e Gilit shkëlqen si zeshkane me foto nga pushimet
  • Tahiri flet për Ligjin e pagave, pagën minimale dhe tërheqjen nga Trusti , kjo është kërkesa e tij
  • Familja e futbollistit Rashica sot ka festë
©2022 | Powered by WordPress & Superb Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

SAVE & ACCEPT